Britani, kapen shqiptarët; krah pune në fabrikat e kanabisit

Kronikë e zezë

Britani, kapen shqiptarët; krah pune në fabrikat e kanabisit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:22
Ilustrim

Dy shqiptarë, emigrantë ilegalë, janë kapur nga polica në Anglinë qendrore në një fabrikë të sofistikuar që prodhonte në mënyrë artificiale kanabis sativa.

Shqiptarët Muj Toskaj, 24 vejç dhe Blerim Mustavataj, sipas medias vendase kanë dalë përpara gjykatës dhe pritet të marrin dënime me burg për këtë vepër penale. 

Nga pamjet filmike të publikuar nga polica bëhet fjalë për një proces të sofistikuar prodhimi në mënyrë insutriale të kanabisit me ventilator dhe ndriçim artificial, me pajisje për tharjen e temperaturës dhe të tjera për kultivimin e drogës. 

Besohet se ky impiant artificial kishte kohë që operonte dhe vlera e kanabisit të kapur shkon deri në 160 mijë stërlina. Gjatë operacionit është kapur edhe një person tjetër i moshës 30-vjeçare, i cili është liruar me kusht për t’u paraqitur më vonë në polici. 

Ky është një nga rastet e shumta të kapjes së shqiptarëve që merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë artificiale, ku përgjithësisht punësohen emigrantë ilegalë që jetojnë dhe ushqehen nga pronarët e kësaj industrie, duke u paguar më mirë se në ndërtim apo duke punuar për të shlyer borxhet për trafikimin e tyre ilegal në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat