Shpërthen bombola e gazit, digjet plotësisht banesa. Disa të plagosur

Kronikë e zezë

Shpërthen bombola e gazit, digjet plotësisht banesa. Disa të plagosur

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:39
Ilustrim

Disa persona janë plagosur si pasojë e shpërthimi të një bombole gazi në fshatin Çereçen të Sipërm në Bulqizë, ndërsa është djegur totalisht banesa e kryeplakut.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se si pasojë e flakëve janë plagosur disa persona, që janë dërguar në spital. Ata janë të plagosur lehtë.

Mësohet se si pasojë e flakëve është shkrumbuar e gjithë banesa, ndërsa familja ka mbetur në qiell të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat