Mbesa i vjedh gjyshes 40 mijë euro në shtëpi

Kronikë e zezë

Mbesa i vjedh gjyshes 40 mijë euro në shtëpi

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:29
Ilustrim

Një vajzë 19-vjeçare nga Berati është ndaluar nga Policia sepse dyshohet se është pikërisht ajo që i ka vjedhur 40 mijë euro gjyshes së saj në këtë qytet.

Policia e Beratit ndaloi Kamela Sh. që vjedhjen dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e gjyshes, N.M 74 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat