Seks me studentin/ Si e zbuloi e ëma sekretin e 12-vjeçares nga SMS me ‘Papagallin’

Kronikë e zezë

Seks me studentin/ Si e zbuloi e ëma sekretin e 12-vjeçares nga SMS me ‘Papagallin’

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:56
Arrestimi i Alban Gjanes

Zbulohen detaje nga ‘zhdukja’ e të miturës, e cila u gjet në hotel në Tiranë me të dashurin 10 vjet më të madh, me të cilin deklaroi se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Largimi nga banesa i 12- vjeçares ishte denoncuar më 15 janar në Komisariatin nr.3 nga nëna e saj, e cila kishte gjetur në shtëpi një celular, që rezultoi të ishte i së bijës, edhe pse e ëma nuk e dinte që ajo kishte telefon, raporton “Panorama”. 

Pasi ka lexuar disa mesazhe dhe ka parë thirrjet e shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistruar me emrin “papagalli”, ajo ka dyshuar se vajzën ia kishin rrëmbyer dhe ka nxituar të kërkojë ndihmë në Polici.

Policia është vënë në ndjekje të këtij personi, duke gjurmuar thirrjet dhe lëvizjet që kishte bërë dhe hetimet i kanë çuar oficeret te një servis celularësh, në zonën e njohur si “Nish Tulla 3”, në Tiranë.

Ky person rezultoi të ishte i fundit që kishte takuar vajzën dhe djalin, në momentin që ata ishin “arratisur” së bashku. Burime nga Policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh.

Ndërsa një ditë kishte qëndruar bashkë me të dashurin, 22-vjeçarin e arrestuar Alban Gjana, në një hotel te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Mësohet se në këtë vend vajza është abuzuar seksualisht nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojnë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë.

I arrestuari ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëniet seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat