Lëndohet rëndë një këmbësore në Gjorçe Petrov nga përplasja me makinën

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë një këmbësore në Gjorçe Petrov nga përplasja me makinën

Më: 21 janar 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

M.M (68) nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi dje pasdite e ka përplasur një automjet “Peugeot 206” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.M (32).

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 15:30 në rrugën “Voin Drashkoci”, pas së cilës M.M është dërguar në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” në Shkup dhe është ndaluar për mjekim.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat