Seks në hotel me 12-vjeçaren, dëshmia e studentit që tronditi Policinë: Nuk e dija që …

Kronikë e zezë

Seks në hotel me 12-vjeçaren, dëshmia e studentit që tronditi Policinë: Nuk e dija që …

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:29
Studenti i arrestuar

Studenti i arrestuar pasi u kap mat në hotelin në Tiranë me një vajzë 12 vjeçare, e cila pranoi se kishin kryer marrëdhënie seksuale ka befasuar me dëshminë e tij në polici.

Ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëniet seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale, raporton Balkanweb. Zhdukja e të miturës është denoncuar nga nëna e saj më 15 janar zhdukjen e vajzës, ndërsa kishte nisur të dyshonte kur lexoi disa mesazhe dhe thirrje të shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistruar me emrin “papagalli”.

Denoncimi i kësaj të fundit ka vënë policinë menjëherë në lëvizje, duke gjurmuar thirrjet dhe veprimet që kishte bërë. Hetimet i kanë çuar oficerët te një servis celularësh, në zonën e njohur si “Nish Tulla 3”, në Tiranë. Burime nga policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh ndërsa ditën e tretë, çifti e ka kaluar në një hotel te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Burimet nga policia tregojnë se në këtë vend vajza është abuzuar seksualisht nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojnë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat