Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje një grua

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, përplaset për vdekje një grua

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:34
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur Tirana e Re, ku mësohet se nga përplasja me një automjet ka humbur jetën një kalimtar i rastit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës 9 vjeçare "Vasil Shanto' , ku një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtar. 

"Më datë 24.01.2017, Bulevardi "Gjergj Fishta", në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip "Renault", shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, rreth 75 vjeçare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor për veprime të mëtejshme proceduriale", ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat