Nuk pranoi të bënte seks, rrihet barbarisht nga 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Nuk pranoi të bënte seks, rrihet barbarisht nga 39-vjeçari

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:29
Ilustrim

“Ujku qimen ndërron por zakonin se harron”. Kështu dhe 39-vjeçari Besim Lami i cili është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në 22 janar rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të populluara, ai ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, shtetasen K. Z.

Besim Lami nuk është një emër i panjohur i policisë. Ai ka qenë i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

39-vjeçari kohë më parë është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Dritat e Kuqe”. Ai në bashkëpunim me një shtetas tjetër përdornin si prostituta tre studente, ndërsa të cilat merrnin 400 euro për çdo akt seksual me klientët. Pjesë e grupit ishte dhe një vajzë që ishte “menaxherja” e prostitutave.
Ajo qëndronte thuajse gjithë kohën me tri vajzat që ushtronin prostitucion me klientë kryesisht shtetas të huaj. Pas takimit me klientët, vajza u merrte paratë tri vajzave dhe i dorëzonte ato tek tutorët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat