Kafshohet nga qentë, lëndohet një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Kafshohet nga qentë, lëndohet një person në Rahovec

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Viktima mashkull nga fshati Hoqë e Vogël, në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qenë dhe si pasojë e kafshimit nga qentë ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve dhe i njëjti ka deklaruar se qentë i mban për t’i ruajtur delet.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat