Arrestohet gjyshja: Prej 10 vjetësh, që nga lindja e nxirrte fëmijën për të lypur

Kronikë e zezë

Arrestohet gjyshja: Prej 10 vjetësh, që nga lindja e nxirrte fëmijën për të lypur

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Që foshnje, deri më sot, kur ende nuk i ka mbushur 10 vjeç, O. Z. është përdorur nga gjyshja e vet për të lypur rrugëve të Elbasanit.

Policia e Elbasanit ka vendosur më në fund ta arrestojë gjyshen e fëmijës, Afërdita Xhemali Zero, banuese në Elbasan, pa arsim, pikërisht sepse prej vitesh e ka shfrytëzuar për të lypur fëmijën me iniciale O.Z.

Fëmija në fakt rezulton se ka kryer vetëm klasën e parë dhe këto ditë dimri ishte nxjerrë sërish rrugëve për të lypur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat