Arrestohet 34-vjeçari, u kap në banesë me 12 kg kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet 34-vjeçari, u kap në banesë me 12 kg kanabis

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:28
ilustrim

Një 34-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 12 kilogramë kanabis sativa.

Policia sqaron se: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 12 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat