“Seks me gruan time?”/ Shqiptari masakron me thikë bashkëkombasin në Itali

Kronikë e zezë

“Seks me gruan time?”/ Shqiptari masakron me thikë bashkëkombasin në Itali

Më: 24 janar 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Karabinierët e Abano Terme në Itali kanë arrestuar një 51-vjeçar shqiptar për vrasje të mbetur në tentativë.

Mbrëmjen e djeshme 51-vjeçari sulmoi me thikë një bashkëkombas të tij në një supermarket në zonën e quajtur Montegrotto.

Ai e sulmoi patriotit disa herë me thikë buke duke i shkaktuar plagë të rënda, raportojnë mediat italiane.

Menjëherë pas sulmit, 51-vjeçari shkoi në shtëpi, ku dhe u bë i mundur arrestimi nga karabinierët.

Ndërkohë viktima u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjik. Arsyet që e shtynë shqiptarin të masakronte me thikë bashkëkombasin ishte se 51-vjeçari dyshonte për një marrëdhënie të fshehtë mes viktimës dhe gruas së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat