Dyshimet si ka ndodhur horrori në Vlorë, ku u gjet një kokë njeriu pa trup

Kronikë e zezë

Dyshimet si ka ndodhur horrori në Vlorë, ku u gjet një kokë njeriu pa trup

Më: 25 janar 2017 Në ora: 08:35
Ilustrim

(E plotësuar) - Teksa mbetet ende mister ngjarja e rëndë që ka tronditur banorët e fshatit Karbunarë në Vlorë, ku dje është gjendur një kafkë njeriu e shkëputur nga trupi, dalin disa pista të tjera hetimi që mund të shmangin atë të një vrasje të mundshme.

Në fillim u raportua se koka e një njeriu e gjendur në një zonë të pyllëzuar kishte një vrimë në kokë, çka lindin dyshimet për një plumb, por tashmë nga ekzaminimet e para në kafkën  e personit ende të paidentifikuar nuk ka një vrimë të tillë që mund të jetë shkaktuar nga plumb. 

Dyshimet janë pikërisht në një tjetër pistë, atë të nxjerrjes së trupit që mund të ketë qenë i varrosur në këtë zonë nga kafshët. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, teksa ende nuk identifikuar personi që i përket koka e dekompozuar.

Horror në Vlorë/ Gjendet koka e një njeriu, e shkëputur nga trupi

Një bari i zonës ka gjetur në fshatin Roms në Vlorë një kokë njeriu, të shkëputur nga trupi.

Ai ka njoftuar me urgjencë policinë, e cila ka konstatuar se koka e ndarë nga trupi kishte një vrimë.

Burime policore thonë se kafka e dekompozuar u gjet në fshatin Roms. Ajo u gjet në sipërfaqe.

Bariu ka deklaruar në polici se e ka gjetur atë në arë, teksa ka qenë duke kaluar. Nga të dhënat e para identifikimi duket i vështirë pasi pjesa e kafkës ka nisur dekompozimin.

Dyshohet se kafka i perket një trupi të varrosur vite me pare dhe mund te jete nxjerre nga kafshe të egra.

Nisur nga fakti që ka një vrimë, dyshohet për një ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë

Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një “kokë njeriu”, në një zonë të pyllëzuar.

Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar.

Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Një kokë njeriu me vrimë e shkëputur nga trupi është gjendur mëngjesin sotëm në fshatin Karbunarë në Vlorë.

Policia njofton se ka qenë një bari i zonës që ka njoftuar për gjetjen e një koke njneriu, ndërkohë që po punohet për të gjetur trupin dhe identifikuar viktimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat