Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për krime kibernetike

Kronikë e zezë

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për krime kibernetike

Më: 26 janar 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.

Siç njofton Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse.

Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar: një veturë VË Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një sony Play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat