Çudira e radhës vjen nga Vlora, ku një qytetar ka denoncuar tek faqja në 'Facebook' një ngjarje sesi Bashkia e Vlorës është bërë njësh me privatin, pavarësisht interesit të qytetarëve.
Denoncimi i qytetarit:
“Në Vlorë, tek i ashtuquajti "Parku Aulona" i projektuar si kënd lojërash për fëmijë. Hapësira e parkut dhe çdo gjë që i përket, është blerë dhe është nën pronësinë e Bashkisë Vlorë por si çdo gjë tjetër publike, menaxhohet nga privati.
Duke qenë se "parku" vet është i degraduar, prindërit i çojnë fëmijët sa për të parë lodra me ngjyra dhe jo realisht për të luajtur, dikujt i shkoi mendja të prodhonte mjalt.
Bletët janë të lira si zogj dhe shtohen e bëjnë mjalt në kushte optimale (nuk e di ku janë lulet nga të cilat marrin nektarin, po hajd mo).
Rreziku i pickimit të bletëve, cilësia e mjaltit kur bletët rrinë në beton në shkallët e një amfiteatri ku dikur, kur isha fëmijë, bëheshin shfaqje teatrale dhe shoë me kukulla. Kështu pra, ndonjë masë ndonjë gjë ju të Bashkisë Vlorë? Apo ç'e deshe, rëndësi ka që privati të paguaj qeranë në kohë pastaj bomba le të bjerë. Këshillë miqësore: mos i çoni më fëmijët aty se do i bëhen vulat e pickimit sa koka ime vëllaaaa.