Gjendet trupi i 70-vjeçarit në breg të detit në Golem

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i 70-vjeçarit në breg të detit në Golem

Më: 27 janar 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Trupi i një 70-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në breg të detit, në afërsi të Malit të Robit në Golem.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se viktima mashkull, rreth 70 vjeç është gjetur rreth orës 08.50 dhe nga të dhënat e para dyshohet se është mbytur nga dallgët e detit. Këto të fundit kanë nxjerrë trupin në breg.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e 70-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat