“Zhduket” 21-vjeçari në Durrës, policia në kërkim

Kronikë e zezë

“Zhduket” 21-vjeçari në Durrës, policia në kërkim

Më: 27 janar 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Një 21-vjeçar nga Durrësi i kishte thënë të ëmës se do të festonte ditëlindjen e shokut në Tiranë, por prej tri ditësh rezulton i humbur.

E ëma e K. T, 21 vjeç ka bërë kallëzim në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit. Mëngjesin e të martës ai i kishte thënë të ëmës se do të festonte në Tiranë ditëlindjen e një shoku. Dhe po atë pasdite e ka telefonuar për ti thënë se nuk do të kthehej, por do të rinte tek shokët e tij, por nuk u kthye më.

Ai punonte në një lokal në periferi të Durrësit, bashkë me të ëmën, po që prej asaj dite e ka pasur telefonin të fikur. Policia ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat