Trafikonin drogë më skaf për në Itali, ja kush janë 3 të arrestuarit

Kronikë e zezë

Trafikonin drogë më skaf për në Itali, ja kush janë 3 të arrestuarit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një skaf i mbushur me kanabis sativa u kap pasditen e sotme, 23 milje larg bregu të Vlorës.

Policia ka bërë të ditur se në pranga janë vënë edhe 2 italianë e një shqiptar, që ishin edhe trafikantët e që do të dërgonin drogën në Itali.

Tre të arrestuarit gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza janë: F. O., 48 vjeç, Brindisi, D. L., 59 vjeç, Brindisi dhe A. Q., 32 vjeç, Vlorë.

Policia ka bërë të ditur se është duke u vazhduar me mbledhjen e drogës që trafikantët e kanë hedhur në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat