Aksident me vdekje në rrugën nacionale Lezhë-Milot

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në rrugën nacionale Lezhë-Milot

Më: 30 janar 2017 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Policia bën me dije se 53-vjeçari me inicialet N.Q është përplasur nga një makinë, shoferi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
 Materilet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" "Largim nga vendi i aksidentit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat