Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagoset 19-vjeçarja

Kronikë e zezë

Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagoset 19-vjeçarja

Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kamion është përplasur me një makinë në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë 19-vjeçare.

Vajza me inicialet R.Ç udhëtonte pasagjere në një makinë Volkswagen që drejtohej nga 21-vjeçari E.B me banim në Durrës. 

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja shëndetësore e 19-vjeçares është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat