Aksident në Durrës

Kronikë e zezë

Aksident në Durrës

Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi ka shkaktuar një aksident duke qenë i dehur.

Mësohet se në pranga është vënë Urim Elezi 42 vjeç,  banues në Durrës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orën 01:05, ku në segmentin rrugor Shkozet-Durrës, tek “Mbikalimi Serave”,  duke drejtuar mjetin tip Renault  me targa TR 5307 N, është përplasur me mjetin tip kamion me targa AA 278 HR.

Elezit iu bë testi I alkoolit , I cili rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat