Një grua tenton të hidhet nga një pallat në Tiranë

Kronikë e zezë

Një grua tenton të hidhet nga një pallat në Tiranë

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 10:09
Ilustrim

Çështja e pronave “godet” sërish në Shqipëri, teksa një person në zonën e Unazës së Re në Tiranë tenton të hidhet nga pallati.

Mendohet se shkak është bërë pronësia, teksa në konflikt janë pronari i tokës dhe ndërtuesi i pallatit.

Një grua ndodhet në katin e 9 të pallatit dhe kërcënon se do të hidhet prej aty.

Zonja quhet Enkelejda Ahmetaj dhe prej 30 minutash është duke negociuar me policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat