Adoleshenti theret me thikë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Adoleshenti theret me thikë, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 07:15
Foto ilustruese

Sonte rreth orës 22.00 një i ri është therur me thikë, tek “Hani i Dilit”, në Prishtinë.

Siç merret vesh, bëhet fjalë për një adoleshent të moshës rreth 15-vjeç, i cili është therur me thikë nga disa persona tash për tash të panjohur.

Pas incidentit, viktima fillimisht është dërguar në QKMF nr.4 në Prishtinë, dhe pastaj me autoambulancë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Siç merret vesh, gjendja e tij ka është e rëndë, pasi përveç në krah, ai ka marrë plagë nga therjet me thikë edhe në shpinë dhe kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat