Shkojnë ta arrestojnë, policët pengohen nga dy vëllezër

Kronikë e zezë

Shkojnë ta arrestojnë, policët pengohen nga dy vëllezër

Nga: B.S Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Magure të Lipjanit pasi që së bashku me të vëllanë kanë penguar zyrtarët policorë në realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

"I dyshuari është dërguar në gjykatë për realizimin e urdhëresës dhe pastaj është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit, ndërsa vëllai i tij me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat