Ekzekutimi për borxhin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kronikë e zezë

Ekzekutimi për borxhin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:06
Vrasja ndodhi më 25 qershor të vitit 2015 në Asti dhe trupi i pajetë i 52-vjeçarit u gjet pranë kamionit të tij.

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Astit në Itali, pasi akuzohen për vrasjen e Françesko Indino-s. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Vrasja ndodhi më 25 qershor të vitit 2015 në Asti dhe trupi i pajetë i 52-vjeçarit u gjet pranë kamionit të tij. policia italiane dyshon se ai u vra nga dikush me armë zjarri pas shpine.

Image

Duke cituar hetimet e policisë, mediat italiane shkruajnë se rezulton se krimi i rëndë ka qenë i paramenduar. Gjithashtu thuhet se në vrasje u përfshinë 3 shtetas italianë, njëri prej tyre pronar i viktimës, si dhe dy shqiptarë.

Policia vendase ka deklaruar se të gjithë të dyshuarit e vrasjes janë me precedentë të mëparshëm penale.

Ndërkohë hetimet e kryera nga policia bënë të mundur, pas përgjimeve të personave në fjalë, të rindërtohej skena e krimit dhe u provua se kush ishte urdhëruesi i vrasjes.

Gjithashtu mësohet se vrasja kishte ndodhur pasi viktima nuk i kishte paguar një borxh punëdhënësit të tij. Tashmë 5 të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për veprën penale ‘Vrasje’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat