Arrestohet shqiptari, policia i gjen ‘thesarin’ në banesë

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari, policia i gjen ‘thesarin’ në banesë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:50
Pamje nga vendngjarja

Dy shqiptarë dhe një italiane të arrestuar dhe 34 kg drogë të sekuestruara, është rezultati i një aksioni të djeshëm të karabinierëve në Modena, raportojnë sot mediat lokale.

Efektivët kanë bllokuar një 41-vjeçar shqiptar me banim në Modena, teksa ishte duke i dorëzuar 4 kg marijuanë një tjetër 29-vjeçari shqiptar.

Të dy u arrestuan dhe menjëherë. Në banesën e 41-vjeçarit, karabinierët gjetën edhe 30 kg drogë, nga të cilat 3 kg hashash dhe pjesa tjetër marijuanë. Sipas raportimeve, vlerësohet se droga do të gjeneronte rreth 40.000 euro.

Në pranga është vënë edhe bashkëjetuesja e 41-vjeçarit, një 38-vjeçare italiane.

41-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas karabinierëve, ishte një grosist i drogës në provincën e Emilia-Romagna-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat