Tmerri në Athinë/ Pistat e hetimit, pse u vra shqiptarja me plumb në kokë

Kronikë e zezë

Tmerri në Athinë/ Pistat e hetimit, pse u vra shqiptarja me plumb në kokë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 23:04
ilustrim

Mbetet ende e mbuluar me mister ngjarja e rëndë në lagjen “Peristeri” të Athinës, kur dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar hynë në banesën e familjes shqiptare, vranë me plumb kokës gruan dhe plagosën rëndë burrin.

Mediat greke raportojnë se ajo që u tha fillimisht si grabitje, duket më shumë një larje hesapesh, por policia ende nuk ka dalë me version zyrtar rreth ngjarjes dhe as ka bërë me dije identitetin e viktimës dhe familjarëve të tjerë. Raportimet e fundit nuk përcaktojnë arsyen se pse personat e maskuar kanë hyrë në banesën e shqiptarëve dhe se pista e grabitjes nuk duket bindëse, pasi sipas gazetarëve grekë, autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe kanë zbrazur armën në kokën e gruas shqiptare, 50 vjeçare, kurse burrin e saj, 55-vjeçar e kanë plagosur rëndë. 

I plagosur mbeti edhe djali i çiftit, një 28-vjeçar, i cili pasi dëgjoi të shtënat tentoi të hynte në dhomën e prindërve. Një nga autorët e qëlloi djalin me qytën e armës, kurse vajzës 18 vjeçare nuk i bënë gjë. Sipas raportimeve në mediat greke, fakti që ata nuk u kanë bërë gjë fëmijëve, duket më shumë si një larje hesapash. Por, të tjera raportime, flasin se autorët janë larguar me një cantë, ose portofol me vete, të grabitur nga banesa, që aludohet të jetë me para. Fqinjët e familjes shqiptare, tregojnë se ata kishin një dyqan aty pranë, ishin të sjellshëm dhe nuk njiheshin fare si persona problematike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat