Zbulohet rrjeti i prostitucionit, 11 të arrestuar dhe 10 në hetim të lirë

Kronikë e zezë

Zbulohet rrjeti i prostitucionit, 11 të arrestuar dhe 10 në hetim të lirë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një rrjet i tërë prostitucioni është zbuluar në Tiranë nga policia, ku persona të caktuar shfrytëzonin femra për përfitime.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie. 

"Të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe 10 të tjerë janë në procedim penal në sajë të operacioni kundër shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimit që zgjati 5 muaj, policia ka dokumentuar aktivitetin kriminal në qytetin e Tiranës, ku personat e arrestuar kanë shfrytëzuar për prostitucion disa vajza të rekrutuara. Në disa ambiente janë gjetur dhe lëndë narkotike kokainë.”- tha drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat