"U fsheha në dhomë dhe..." Adoleshentja shqiptare tregon momentin e vrasjes së prindërve

Kronikë e zezë

"U fsheha në dhomë dhe..." Adoleshentja shqiptare tregon momentin e vrasjes së prindërve

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 07:52
53-vjeçari shqiptar i vrarë në Greqi

Greqia është tronditur këto ditë nga vrasja me armë zjarri e një çifti shqiptarësh brenda në banesën e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës së familjes shqiptare, e cila ka rrëfyer përpara hetuesve momentin e tmerrit kur pa me sytë e saj vrasjen e nënës  50-vjeçare, babait, 53-vjeçar, që humbi jetën sot në spital.

“Ne nuk prisnin njeri në shtëpi, kështu që ishim të gjithë në gjumë” ka nisur rrëëfimin e saj 17-vjeçarja

Më pas ajo ka treguar për policinë se nuk ka mundur të shohë fytyrën e autorëve pasi ishin të maskuar. Por vajza shtoi se kishte dëgjuar zërat e lartë të autorëve, që flisnin në shqip dhe kërkonin “paratë, paratë”.

“Ata ishin me maskë, kur ata u futën në dhomën e gjumit të prindërve, unë u fsheha në dhomën time dhe njoftova policinë” ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat