Kapet gjysmë ton drogë në Durrës, 5 të arrestuar

Kronikë e zezë

Kapet gjysmë ton drogë në Durrës, 5 të arrestuar

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 10:07
Droga e sekuestruar, foto arkiv

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar gjatë një aksioni anti-drogë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se policia ka mundur të sekuestrojë 500 kilogramë kanabis sativa dhe ka arrestuar 5 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Adem Laze, Elisar Barashima, Mustafa Sala, Tanush Rica dhe Gjon Syziu.

Aksioni anti-drogë është zhvilluar në aksin Durrës – Shijak si dhe janë sekuestruar disa telefona dhe automjete.

Droga u gjet gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Kthesa e  Ariut", në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe "4 Rrugët Shijak" në makinat tip Fiat AA 473 GA, me drejtues T.D. ,  mjetin tip Audi me targa AA 682 ES, me drejtues Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA, me drejtues Elisar Barashima dhe pasagjer Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues Gjon Syziu dhe pasagjer Tanush Rica.

Policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast të trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat