Aksident i rëndë në Vlorë, makinë përplas këmbësorin

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë, makinë përplas këmbësorin

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen "Partizani" në rrugën drejt Spitalit.

Mësohet se automjeti me targë AA 366 KC, me drejtues H.I., 26 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar një këmbësor.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin e tij.

Blutë e Vlorës kanë bllokuar mjetin dhe ka shoqëruar shoferin, H.I, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat