Aksidenti i rëndë në Itali, ky është 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Itali, ky është 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 15:16
Ermir Blushaj

Identifikohet 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën dje tragjikisht pas një aksidenti rrugor në Modena të Italisë. 

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Ermir Blushajn.

I riu drejtonte një kamionçinë, ndërsa është përplasur me një mjetin tim ‘BMW’ që drejtohej një rumun, 25 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 15:00, në aksin rrugor Griduzza – Chiesa Cortile, pranë Modenas. Pavarësisht se të rinjtë u transportuan me urgjencë në spital, shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Media mëson se i riu pas shkollës, punonte në një firmë transporti bashkë me babain e tij. 

Ermiri që prej 2010 kishte marrë nënshtetësinë italiane, ndërsa pas ka lënë dy prindërit dhe vëllain e tij më të madh, Ahmetin. 

Sakaq, policia vijon hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar si dhe plagosjen e drejtuesit tjetër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat