Kapen 382 kg kanabis në Igumenic, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen 382 kg kanabis në Igumenic, një i arrestuar

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Ilustrim

Një ngarkesë prej 382 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua natën e kaluar prej agjentëve të Antidrogës në Portin e Igumenicës.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion që po transportonte pleh kimik. Kamioni me ngarkesën u kontrollua pak përpara nisjes së tij me traget drejt Ankonës.

Drejtuesi i kamionit, një 41-vjeçar grek me origjinë shqiptare, i cili u arrestua prej agjentëve, deklaroi se ngarkesa e lëndës narkotike ishte vendosur në kamion në zonën e Janinës, e do të dërgohej me shumë gjasa në Holandë ose Gjermani.

Kamioni u sekuestrua, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg shoferin deri në përfundim të hetimeve.

Kohët e fundit, trafikantët kanë riaktivizuar linjën e trafikut të narkotikëve me kamionë të transportit ndërkombëtar, pas dështimeve të njëpasnjëshme të trafikut nëpërmjet motoskafeve nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat