Horror në Gjilan: Tenton ta sulmojë pesë herë me sëpatë, ja dënimi

Kronikë e zezë

Horror në Gjilan: Tenton ta sulmojë pesë herë me sëpatë, ja dënimi

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 18:01
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit A. R. për veprën penale: lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I akuzuari A. R. është shpallur fajtor, sepse me datë 16.11.2016 rreth orës 18:30 minuta në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, e lëndon rëndë të dëmtuarin Xh. H., duke e goditur pesë herë mbrapa kokës me sëpatë të vogël dore, kështu i shkakton disa të qara në kokë.

Për këtë vepër Gjykata Themelore e Gjilanit të akuzuarin e dënon me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat