Sulmohet fizikisht një person në Prizren

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një person në Prizren

Nga: B.S Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull të komunitetit boshnjak.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

"Me urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat