Një muaj paraburgim për nxënësin që sulmoi arsimtarin me sëpatë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për nxënësin që sulmoi arsimtarin me sëpatë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit V. K., ndërsa të atit të tij A. K., masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.

I mituri V. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

 Ndërsa i pandehuri A. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare .

I mituri V. K. së bashku me prindin e tij A. K. dyshohet se me datë 7 shkurt  në ambientet e shkollës kanë sulmuar me sëpatë mësimdhënësin Z. Rr., ku është dashur të marr ndihmën mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.

 Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mituri V. K., ndërsa për të pandehurin A. K. masa e arrestit shtëpiak. 

 Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat