Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ndërsa person i plagosur është truprojë në një pikë bastesh.
I plagosur ka mbetur Arlind Lulushi, 28 vjeçar
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe sapo është dërguar në spitalin e Vlorës.
Bëhet e ditur se personit në fjalë i është bërë edhe një atentat tjerët 3 muaj më parë.
Policia bën me dije se rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
"Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj", njofton policia.