Kontrabandim me emigrant, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kontrabandim me emigrant, arrestohet një person

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar-Hani i Elezit, pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar që të kontrabandojë tre meshkuj dhe një femër.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Kurse, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme edhe pse kishte ndalesë hyrje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat