Gjendet bombë në Tetovë

Kronikë e zezë

Gjendet bombë në Tetovë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një bombë dore e pa shpërthyer është gjetur në udhëkryqin në mes rrugëve ”Vëllezërit Miladinovi” dhe rrugën ”Murat Baftjari” tek vendi i njohur si Çezma e Balezës.

Bomba është gjetur nga personi 51 vjeçari D.A i cili e ka izoluar bombën me qese najlloni dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Tetovë.

Mjeti është shqyrtuar nga ekspertët e sigurisë dhe i njejti është dorëzuar për hulumtime të mëtejshme.

Qytetari D.A është falemnderuar nga SPB Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat