30-vjeçari kërcënon dy shoqe, njërën e merr në makinë për të bërë seks

Kronikë e zezë

30-vjeçari kërcënon dy shoqe, njërën e merr në makinë për të bërë seks

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 30-vjeçar ka kërcënuar dy shoqe dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me njërën prej tyre.

Mësohet se policia e Durrësit ka ndaluar të riun Nik Lila. Dy ditë më parë ai kërcënoi dhe goditi vajzat A.L 21 vjeç dhe Xh.M 22 vjeç.

Kurse dje në sektorin Rinia të qytetit bregdetar, 30-vjeçari mori me forcë në makinën e tij 22-vjeçaren Xh.M dhe tentoi ta përdhunonte.

Dy vajzat bënë denoncim në polici ndaj Nik Lilës duke kallëzuar ngjarjet që ndodhën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat