Vdes i burgosuri në burgun e Peqinit

Kronikë e zezë

Vdes i burgosuri në burgun e Peqinit

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një i dënuar në burgun e Peqinit ka humbur jetën një ditë më parë.

Bëhet fjalë për Blerim Xhejan, 52 vjeç nga Elbasani, i cili vdiq në qelinë ku vuante dënimin.

Sipas hetimeve, i dënuari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak mbrëmë rreth orës 24:00. Atij i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka mundur të jetojë.

Sipas të dhënave, Blerim Xheja ishte i dënuar me 21 vite burg dhe i kishin mbetur edhe 6 vjet e 4 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat