Aksidentohet nëna, po udhëtonte me fëmijën 5 vjeç

Kronikë e zezë

Aksidentohet nëna, po udhëtonte me fëmijën 5 vjeç

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit. Një makinë tip BMW ka përplasur një mjet të vogël.

Në këtë makinë ishte duke udhëtuar një grua, bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç. Siç kanë bërë të ditur  dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e saj ishte e rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat