E reja vritet nga i dashuri, familja e burrit: S’pranojmë ta varrosni në Fier

Kronikë e zezë

E reja vritet nga i dashuri, familja e burrit: S’pranojmë ta varrosni në Fier

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 18:07
Ermira Arapi me vajzën

29-vjeçarja Ermira Arapi (foto), e cila u vra dje mizorisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Nëna e një vajze vetëm 5-vjeçe është varrosur sot në Ngurrëz të Lushnjës, në vendlindjen e saj, pasi familja e bashkëshortit që jetonte në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier.

Bërja publike e faktit se ajo ishte në një lidhje jashtëmartesore me Drini Dervenin, i cili po ashtu i dha fund jetës me armën e krimit, kanë bërë që familja e burrit mos të tolerojë veprimin e nuses së tyre.

Ndërkohë, familja e Ermirës nuk ka hapur dyert e mortit në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, atje ku jetonte prej disa vitesh.

Nuk dihet nëse bashkëshorti i saj dhe vajza, që jetonin të dy në Greqi, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, që u mbaj në orën 13:00 në Ngurrëz.

Familjarët dhe të afërm të Ermirës, sot gjatë ceremonisë kanë qenë tepër diskret për mediat dhe nuk kanë bërë asnjë koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat