Përmbyset skafi i mbushur me 1.5 ton kanabis, italianët shpëtojnë dy trafikantët e nisur nga Vlora

Kronikë e zezë

Përmbyset skafi i mbushur me 1.5 ton kanabis, italianët shpëtojnë dy trafikantët e nisur nga Vlora

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 21:17
Pamje e skafit

Po udhëtonin për në Itali me një skaf, por kanë rrezikuar që të përfundonin në fund të detit.

Dy shqiptarë nga Vlora për pak sa nuk janë mbytur në det, nëse në ndihmë të tyre nuk do të shkonin forcat e rojes bregdetare italiane, të njoftuar nga një anije me flamur maltez.

Operacioni për shpëtimin e tyre nuk ka qenë i lehtë dhe ka zgjatur disa orë në det.

Skafi me të cilin udhëtonin dy shqiptarët ishte gjysëm i fundosur dhe për këtë arsye, në ndihmë u ka shkuar anija me flamur të Maltës, që e ndihmuar edhe nga rojet bregdetare italiane, ka mundur ti shpëtojë.

Por aty ka ndodhur edhe zbulimi. Skafi me dy shqiptarë ishte i mbushur plot me drogë. E nga ngarkesa e madhe, dyshimet janë për 1.5 ton kanabis, skafi do të mbytej.

Pas zbulimit janë njoftuar autoritetet e bregut të cilët janë vënë në pranga.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me emrat e dy të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat