Në Merdare ndalet vetura me 12 kilogramë narkotik

Kronikë e zezë

Në Merdare ndalet vetura me 12 kilogramë narkotik

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 21:26
Droga

Dyshohet se përmbajtja e 39 paketimeve është substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në një operacion të përbashkët të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik të Prishtinës dhe Policisë Kufitare është arrestuar një person pasi që në veturën e tij janë gjetur paketime me drogë, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit të parë në pikën kufitare të Merdarit janë vërejtur paketime të dyshimta dhe pas kontrollit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve e Prishtinës në veturë janë gjetur 39 paketime me peshë totale 12.6 kilogramë.

Dyshohet se përmbajtja e paketimeve të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Kohëve të fundit, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Prishtinës ka shtuar masat në luftën kundër drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat