Detaje të reja/Fier, vrau veten dhe të dashurën, policia dyshon se çifti u ekzekutua

Kronikë e zezë

Detaje të reja/Fier, vrau veten dhe të dashurën, policia dyshon se çifti u ekzekutua

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 08:41
Ermira Dushi

Dyshohet se ka qenë pikërisht shtatzënia ajo që ka futur në konflikt dy të rinjtë, çka përfundoi tragjikisht për jetën e të dyve.

Hetimorët kanë ngritur dyshime se 29­vjeçarja mund të ketë qenë shtatzënë me të dashurin e saj, Drini Derveni, dhe se ky i fundit i ka kërkuar të abortonte, pasi ai ishte baba i dy fëmijëve (më e vogla pakmuajshe). Ndërsa pista tjetër e dyshuar është shtatzënia e Ermira Dushit me të shoqin. Për këtë shkak ajo i ka kërkuar ndarjen 32­ vjeçarit, por ai nuk e ka pranuar këtë. Gjithsesi, këto dy pista mbeten në kuadër dyshimi deri në hetimin e plotë të kësaj tragjedie që ndodhi në aksin Fier-­Hoxharë. Viktimat u gjetën pa jetë në fuoristradën me targë AA 939 OY, në pronësi të 32-­vjeçarit, mjet i parkuar në anë të rrugës, pranë Urës së Shënpjetrës. Dy telefonat e tyre janë sekuestruar dhe brenda javës që vjen do të kërkohet verifikimi i tabulateve telefonike, mesazheve e komunikimeve mes tyre, por edhe me persona të tjerë. Kjo pasi policia, veç dyshimit paraprak ku vajza është vrarë nga i dashuri e më pas ky i fundit ka qëlluar edhe veten, ka dyshime për një ekzekutim të mundshëm të tyre nga persona të tretë. Burime të Policisë thanë se janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme.

REAGIMI I FAMILJES

Pasi janë kryer veprimet procedurale, trupin e Drini Dervenit e kanë tërhequr familjarët e tij, ndërsa atë të Ermira Arapit e kanë marrë prindërit e saj në Lushnjë. Familja e Ermirës është kthyer gjatë natës nga Greqia, ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Ata kanë firmosur tërheqjen e trupit të së bijës. Pasi i kanë bërë nderimet në shtëpinë e tyre në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, miq e të afërm të familjes e kanë përcjellë në banesën e fundit. Po ashtu edhe familja e Drini Dervenit ka përcjellë me dhimbje djalin e tyre. Në ceremoni ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e lënduar nga vdekja e parakohshme e të shoqit, i cili i la pas dy fëmijë të mitur.

Sipas fqinjëve të familjes, bashkëshortja e Dervenit nuk është vënë në dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe as lidhjen me 29­ vjeçaren. Ndërkohë, reagimi i bashkëshortit të Ermirës, shtetasi A. Dushi, më­sohet se ka qenë mjaft demonstrativ dhe i ashpër. Mësohet se pasi ka mësuar vrasjen e bashkëshortes, ai është nisur menjëherë bashkë me prindërit e tij në Fier. Deri në momentin e mbërritjes, ai nuk e ka ditur shkakun dhe as rrethanat. Por sipas të afërmve të familjes, ai ka mohuar tërheqjen e trupit të bashkëshortes dhe varrimin e saj pasi ka mësuar të vërtetën. Sipas burimeve, ai nuk ka shkuar as në ceremoninë mortore në Ngurrëz dhe është distancuar nga të gjitha obligimet e familjes së saj. Vajza e mitur e çiftit Dushi qëndron me babanë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat