Zjarr në një dhomë në Qytet Studenti, asfiksohet një student

Kronikë e zezë

Zjarr në një dhomë në Qytet Studenti, asfiksohet një student

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qytetin Studenti, ku për pasojë ka mbetur i asfiksuar një i ri. 

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në katin e 5-të të godinës numër 22 në QS.

Sipas policisë, në dhomën 501 ka rënë zjarr si pasojë e një ngrohëse të lënë ndezur. Më pas ka marrë flakë një krevat si dhe zjarri është përhapur brenda dhomës.

Si pasojë e tymit është asfiksuar studenti 20-vjeçar Rei E., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. shkruan Syri.net.

Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat