Tmerr në Korçë, 32 vjeçari tenton të djegë nënën me benzinë

Kronikë e zezë

Tmerr në Korçë, 32 vjeçari tenton të djegë nënën me benzinë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Korçë, ku një i ri ka tentuar të djegë nënë e tij me benzinë.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”) 

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8  në Korçë, në  banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta  me  nënën  e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit  lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal. Materialet  proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat