Digjet në Shkup një shtëpi deri në themel

Kronikë e zezë

Digjet në Shkup një shtëpi deri në themel

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15 e 38 minuta në rrugën “Krale Marko”, nga shkaqe të panjohura është djegur shtëpia e 63 vjeçarit G.K.

Rastin në polici e ka lajmëruar një i punësuar në Brigadën e Zjarrfikësve të Shkupit. Për fat të keq e gjithë shtëpia është djegur deri në themel.

Të lënduar, për fat të mirë, nuk ka, kurse zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit. Inspektimi ligjor do të bëhet gjatë ditës së sotme, informojnë nga MPB..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat