Detaje të reja nga ngjarja tragjike, 37-vjeçari mund të jetë hedhur nga pallati

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga ngjarja tragjike, 37-vjeçari mund të jetë hedhur nga pallati

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 08:32
Ilustrim

(E plotësuar) - Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen nr 5 në Pogradec.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë qenë banorët e lagjes që kanë gjetur të shtrirë në rrugë trupin e pajetë të tij.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes ka identifikuar edhe viktimën, ku mësohet se ai është një emigrant në Greqi me iniciale K.Ç.

Po ashtu, nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës, bëhet e ditur se ai ka dëmtime në kokë dhe trup.

Ende nuk dihet më shumë për rrethanat e ngjarjes, por policia thotë se atë mund ta kenë goditur me makinë, ose mund të jetë rrëzuar/hedhur nga ndonjë lartësi.

Po punohet për qartësimin e plota të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet i vrarë një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur në një lagje në Pogradec.

Mësohet se banorët e lagjes nr 5 kanë konstatuar rreth orës 06:10 të shtrirë në tokë një person dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, dhe bëhet fjalë për K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi).

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa polica ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat